Në lagjen nr. 5 të Pogradecit është gjetur i pajetë në rrugë trupi i një personi. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K.Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Buzaisht.

Nga hetimet e para si edhe kqyrja e trupit të tij, rezulton se viktima ka dëmtime në kokë dhe trup.

Advertisement

Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.