“Po s’bëre like, ikën nga puna”- Berisha thirrje Zuckerberg dhe Musk për Ramën!

Punonjësit e administratës do të marrin njoftime për lajme dhe postime që bëjnë kryeministri Edi Rama dhe ministrat në rrjetet sociale në kohë reale, pasi kanë lançuar një aplikacion me emrin “Aktiv1st”.

Ky aplikacion mund të shkarkohet nga të gjithë poseduesit e një celulari smart.

Advertisement

Pas lançimit të aplikacionit ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha: duhet të dënoj me forcën më të madhe terrorin digjital, që po ushtrohet mbi administratë nga Rama. Gjatë kësaj javë është shpërndarë një aplikacion të cilin do ta quaja aplikacion terrori digjital ndaj punonjësve, në funksion të të cilit janë regjistrimi i Like dhe komenteve. Ky përbën terror psikologjik mbi punonjësit, ky vendim absurd u mor nga Rama pasi e pa vetën të tejkaluar nga Berisha në bilancin e 2022 në botën digjitale dhe nuk ia doli dot me gjithë blerjet like dhe hapur adresa falso, tani kaloi në një akt të paimagjinueshëm, për të fituar garën duke detyruar çdo punonjës për të bërë like dhe komente dhe duke ia mat me aplikacion.

I bëj thirrje Zuckenberg dhe Elon Musk të ndëshkojë këtë praktikë të abuzimit me rrjetet e tyre sociale nga një njeri që s’ka asnjë parim.

Çdo shqiptar e ka marrë vesh që ky është hajdut i papërmbajtur. A e vutë re që ky bëri gjithçka për të fshehur Alda Klosin?! S’ja nxorën emrin në fillim se i funksionoi me Damian Gjiknurin dhe disa prej tyre. Ata janë vjedhës sepse e dinë se ku ka para. I kanë mbyllur të gjitha vetë, për të mos i dalë të kompromentuar ministrat.”, u shpreh ai.