“Beteja” e divorcit të Amber Heard dhe Johnny Depp ende nuk ka përfunduar.

Pasi Heard ka kërkuar një shumë prej 7 milionë dollarësh prej Depp në mënyrë që të bëjë bamirësi për fëmijët e sëmurë, ky i fundit ka reaguar ashpër.

Advertisement

“Gjithë këto kërkesa që ka ajo janë kot. Të gjitha po i bën për vëmendje mediatike sepse askush nuk ia var në sferën profesionale. Do të bëhet e famshme si ish-bashkëshortja ime. Po e bën të gjithë këtë për 15 minuta famë dhe po harxhon kohën e gjithë punonjësve të gjykatës me këto që thotë”, – është shprehur i revoltuar Depp.

Pas kësaj nuk ka pasur asnjë reagim nga aktorja, por avokati i saj pritet të ketë një përgjigje në ditët në vijim.