Ish pjesëtarja e grupit FUGEES ka rrëfyer se ndiente një nevojë të madhe për të pasur një jetë reale e normale, jashtë sferës publike. “Doja të rikuperoja jetën time private, individualitetin tim, jashtë syve dhe kontrollit të medias. Doja të isha e lirë të bëja ç’të doja”,- ka thënë këngëtarja. Veç të tjerash ajo ka dashur kohë për t’ju dedikuar familjes. Tani duket se pushimit të Lauryn i ka ardhur fundi. Pas publikimit të singëlit REPERCUSSIONS në fund të qershorit, artistja amerikane i ka premtuar publikut se shumë shpejt do të publikojë materiale të reja. Me zorr po presim…