Nëse keni planifikuar të bëni pushimet në ditët e fundit të gushtit apo edhe në fillim të shtatorit keni bërë shumë mirë. Pasi ditët e fundit të gushtit dhe pjesa e parë e muajit shtator do të jenë me mot të mirë.
Në një lidhje telefonike për “News24”, sinoptikania Tanja Porja u shpreh se shirat do të jenë prezent vetëm gjatë ditës së sotme. Madje sipas saj kjo vjeshtë do jetë me e ngrohtë se normalja.
“Pjesa më e madhe e shirave ka rënë, por ka sërish një fuqizim nga dreka dhe në mbrëmje pritet qe të dominojë mot i kthjellët. E mërkura deri në fundjavë kemi kthjellime në zonat bregdetare. Shirat janë vetëm sot në fakt. E marta në mesditë do të ketë rritje me 2 gradë, e mërkura sërish do ketë rritje me 2-3 gradë. Pas ditës së nesërme do rriten sërish temperaturat. Në zonat e ulëta temperaturat do jenë deri në 35 gradë celsius. Pra edhe këto ditë të mbetura të gushtit janë të nxehta.
Po punojmë për parashikimin e motit për muajin shtator, por parashikojmë që të jetë më i ngrohtë se normalja, ndërsa ende nuk kemi një sinjal nëse do kemi reshje. Parashikohet qe vjeshta në tërësi të jetë më e ngrohtë këtë vit”- tha Porja.

Advertisement