Plasi kopjimi dhe këtu!

Saturday, December 13, 2025

Këtë herë është fotografi i famshëm amerikan David LaChapelle që pretendon se videoja e këngës S&M është derivat i punëve të tij dhe është thelbësisht e ngjashme me to. Ai ka thënë se videoja muzikore është një plagjaturë e punëve të tij në: “kompozimin, konceptin e përgjithshëm, ndjesinë, humorin, temën, ngjyrat, dekorin, objektet e skenave, garderobën dhe ndriçimin”. LaChapelle i referohet veçanërisht 8 imazheve të katalogut të tij, duke pretenduar se Rihanna i ka përdorur për videon e saj për skena si ajo kur ka veshur një kostum maceje në ngjyrat e qumështit dhe pink apo në pasazhin tjetër kur ajo tërheq Perez Hilton-in me rrip. Edhe vetë Perez Hilton i ka dërguar një mesazh në Twitter Rihanna-s: “Herën tjetër që do të bëni një video alla David LaChapelle, ndoshta duhet të punësoni vetë David LaChapelle-in”. Ende nuk ka ndonjë prononcim nga shtëpia diskografike e Rihanna-s. Për kuriozitetin tuaj do të postojmë disa pasazhe të videos S&M dhe disa imazhe që i përkasin punëve të LaChapelle. Ngjashmëria është vërtetë shumë e madhe.


 



 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -