Ajo mendon se të dy mund të bëhen më të famshëm se Posh dhe David Beckham. Sipas News of The World, Paris i ka thënë Cristiano Ronaldos: ”Do ishim fantastikë së bashku. Jemi të dy të famshëm e mund të bëheshim më të mëdhenj se David dhe Victoria Beckham. Jemi më sexy e më të rinj se ata”. Cristiano ka firmosur për të kaluar në Klubin e Real Madridit dhe Paris meqë është shumë e dhënë pas tij, po konsideron të lëvizë në qytetin spanjoll. “I thashë se do të zhvendosesha në Madrid. I premtova”,- i ka thënë Parisi një mikeshës së saj. Trashëgimtarja 28 vjeçare mendon se ish i dashuri Dug ka ndikuar për keq në famën e saj, ndaj i duhet patjetër futbollisti i artë për të ringritur profilin e saj.