Brad Pitt ka zbuluar për të gjithë se si është jeta e tij familjare pas “dyerve”.
Aktori dhe bashkëshortja e tij, Angelina Jolie, të cilët janë takuar me njëri-tjetrin në xhirimet e fimit “Mr & Mrs Smith” në 2004, janë prindër të 6 fëmijëve.
Duke folur për familjen e tij të madhe, Brad e përshkruan të mbushur plot me dashuri, zënka, urdhra dhe shumë gjëra të tjera.
“Kaos, një kaos i vërtetë, por shumë argëtuese”, tha ai.
Në intervistën e tij të sinqertë për “Telegraph”, 51-vjeçari është shprehur se ai kurrë nuk e dinte se sa shumë dashuronte deri sa pa fytyrat e fëmijëve të tij.