Vetëm pak javë më parë Shakira lancoi këngën e saj të fundit, “Me Enamore”, e cila deri tani ka marrë rreth 24 milionë klikime. Tashmë këngëtarja kolumbiane ka nisur xhirimin e videoklipit të këngës së saj, ku do të përfshijë dhe partnerin e saj, Gerard Pique. Çifti i famshëm, i formuar nga këngëtarja kolumbiane dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, është parë në rrugët e kryeqendrës së Katalunjës, ku po realizohet edhe videoklipi shkruan Daily Mail.
Si mund të mungonte në këtë këngë futbollisti i Barcelonës në këtë video, pasi këngën Shakira ia dedikon pikërisht atij dhe dashurisë së tyre. Në teksin e këngës shpjegohet dhe nisja e kësaj historie dashurie të madhe, nga e cila kanë lindur dhe dy djemtë e çiftit, Milan dhe Sasha. Kënga “Me Enamore” është pjesë e albumit të ri të Shakirës, që do të dalë në shitje më 26 maj dhe të dhënat tregojnë se do të jetë një sukses i vërtetë, ashtu siç ka ndodhur edhe me krijimet e mëparshme të këngëtares 40-vjeçare.