Pink – Raise Your Glass

Rebelja e popit feston 10 vjet në industrinë muzikore ndaj do të publikojë një përmbledhje me hitet më të mira me titull “Greatest Hits… So Far” e cila do të dalë në treg më 16 Nëntor. Kjo përmbledhje është paraprirë pikërisht nga singëlli RAISE YOUR GLASS që ka pasur premierën vetëm pak ditë më parë. Është një këngë e fuqishme që të rrëmben dhe që premton të ngjitet e kryesojë në të gjithë klasifikimet muzikore në mbarë botën. Jemi të lumtur që Pink u rikthye, ndaj “le të ngremë gotat”…
Advertisement