Pink anulon koncertet pas shtrimit në spital

People In Pic

Pink është detyruar të anulojë koncertet e saj në Australi për shkak të një virusi gastrik.

Këngëtarja fillimisht shtyu një datë koncerti javën e kaluar por gjendja shëndetsore u përkeqësua gjatë një performance mbëmjen e së shtunës.

Advertisement

Ajo është shtruar në spital dy herë në Sydeny. Koncerti i së hënës u pezullua teksa fansat filluan të mbërrinin në vendodhje, ndërsa performanca e së martës u shty.

“Pink do të vazhdojë të qëndrojë në spital, duke vazhduar trajtimin për tu përmirësuar,”-shkruajti në Twitter, Live Nation.

Këngëtarja ka pasur probleme shëndetësore para dhe gjatë turneut të saj në Australi, që filloi muajin e kaluar.