“Të pirët e cajit apo kafesë është ritual dhe njerëzit bëhen vartës të mënyrës se si e duan. Kafeina është e ngjashme me ilacet apo drogërat dhe si cdo varësi njerëzit zhvillojnë preferenca mbi mënyrat e marrjes. Aty ku përdoren ilacet dhe drogërat sigurisht që zhvillohen dhe rituale. Pirja e kafesë së mëngjesit në një filxhan të caktuar i bën njerëzit të mendojnë se ashtu shijon më shumë. “Mund të jetë irracionale apo arbitrare, por është absolutisht e vërtetë. Kafeja apo caji i mëngjesit shijon më tepër nëse e pini në filxhanin tuaj të preferuar”,- ka thënë Dr. Tom Stafford. Sipas këtij studimi të bërë tek britanikët, 65% e tyre kanë filxhanin e preferuar të mëngjesit. Po ju?