Pini çaj jeshil

Çaji jeshil rrit vëmendjen dhe përmirëson kujtesën. Ky është përfundimi që kanë arritur një grup studiuesish të Universitetit të Bazelit në Zvicër. Në studim u përfshinë 12 persona meshkuj. Ata u ndanë në dy grupe, njëri që konsumoi çaj jeshil dhe tjetri që konsumoi një pije tjetër. Në grupin e parë aktiviteti i trurit ishte konstant, ndërsa në grupin e dytë u vu re një aktivizim më i shpejtë dhe më efikas i pjesës së materies gri, përgjegjëse për vëmendjen dhe kujtesën. Studiuesit zviceranë thanë se polifenolet që përban ky çaj zgjerojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në një furnizim më të mirë të trurit me gjak dhe oksigjen. Kjo rrit përqendrimin, vëmendjen dhe kujtesën. Por përveç kësaj, ky çaj njihet edhe për vetitë qetësuese dhe kjo sipas studiuesve sepse përbërësit e tij parandalojnë efektet negative të neuro-transmetuesve.

Advertisement