Pin – posesso-mania

Në këtë epokë dashurish kibernetike, passwordi është simboli i ri i sekreteve të zemrës. Mund të thuhet: ”Më jep passwordin nëse më do”, a thua se ky është çelësi për të hyrë në zemrën e tjetrit dhe në botën sekrete të tij. Me sa duket prova e dashurishë në këtë mijëvjeçar të tretë kalon nëpërmjet passwordeve kaluese. Në fakt çfarë ka tjetër më intime dhe të rezervuar sesa posta elektronike apo rubrika sms nëpër celularë? Këto janë pikërisht versionet elektronike të ditareve të dikurshëm dhe korespondencave të fshehta që shkëmbeheshin shumë vite më parë, kur pasioni e sekretet fiksoheshin me bojë në letër.

Por çfarë fshihet pas kësaj manie për të pasur passwordin hyrës të partnerit? “Bëhet fjalë për një formë ankthi kontrolli dhe obsesionin e një shoqërie që nuk ndihet e mbrojtur. Për rritjen e manisë së zbulimit të passwordeve të të tjerëve është pjesërisht fajtore teknologjia. “Ndërsa më parë hapësirat ku dikush rendte jashtë kontrollit ishin të pakta, sot teknologjia po ndërton një jetë alternative plot me kontakte dhe shkëmbime që nuk njihen, të cilat mund të stimulojnë “ankthin e kontrollit”, sepse nuk i njeh dhe në një farë mënyre je i/e përjashtuar”,- shpegojnë psikoterapistët. Kjo përkthehet në “Dua të hy në realitetin tënd paralel dhe për këtë të kërkoj passwordin”. Sipas psikoterapistëve nevoja për të kontrolluar lind nga problemi thelbësor i qenies njerëzore, që shkon më tutje se çifti. Për shembull, nuk ke frikë kur kalon rrugën, por ke frikë kur udhëton me aeroplan, sepse në rastin e parë jemi ne që ecim, shikojmë dhe kontrollojmë, kurse në fluturim vëmë jetën tonë në duart e dikujt tjetër ndaj humbasim kontrollin e kaplohemi nga ankthi. E njëjta dinamikë ndodh edhe në çift: të kesh passwordin nënkupton të marrësh kontrollin në një sistem që të lejon të kontrollosh jetën e të tjerëve.

Advertisement

Për disa psikoteraupetë gjesti i dhënies së passwordit nuk është negativ në vetvete, por bëhet i tillë nëse arsyeja për të cilën bëhet është e gabuar. Nëse bëhet sepse në çift çdo gjë është transparente dhe e hapur dhënia e passwordit është një shkëmbim normal. Por nëse bëhet nga frika dhe bëhet për të kontrolluar, atëherë është një problem patologjik. Maniakët e passwordeve i korespondojnë një profili të mirëpërcaktuar. Zakonisht bëhet fjalë për një person shumë të organizuar, që argumenton në mënyrë obsesive, nuk është i/e hapur ndaj të rejave dhe të papriturave. Kush është i prekur nga kjo sindromë në lidhjen në çift ngurtësohet, sepse kush kontrollon nuk e lëshon veten dhe qeniet njerëzore kanë nevojë të braktisen për të prodhuar energji.

Por sipas sociologut Sabino Acquaviva “pin – posesso-mania” është një obsesion i kotë. Nuk ka asgjë të re. Dëshira për të ditur passwordet është produkt i xhelozisë, sëmundje e përhershme kjo. Më parë mjaftonte vetëm analizimi i një shikimi apo xhesteve, sot me teknoligjinë është passwordi. Mgjth të kesh passwordin e të dashurit/ës nuk shërben për asgjë, sepse nëse dikush ka diçka për të fshehur i ka të gjitha mjetet dhe mundësitë për t’a bërë një gjë të tillë. Privatësia e personave dinakë është gjithnjë e garantuar. Por a n’a hap botën e partnerit një password? Sipas shumicës, JO. Vetëm zemra mund të dojë, braktisë apo edhe thjesht tradhëtojë, ndaj për të hyrë mbetet vetëm një password i vlefshëm: NDJENJA.