Picasso në trotuar

Në Madison Avenua, Carlyle Hotel‐Rosewood, një hotel elegant ka vendosur t’i bëjë homazh artistit të madh spanjoll. Në të njëjtën kohë me hapjen e “Picasso in the Metropolitan Museum of Art” Hani Shihada, ka realizuar pikturën e famshme “Le Reve” në trotuar, në hyrje të hotelit. Puna ka zgjatur dy ditë dhe ka pësuar vonesa për shkak të kohës së keqe. “Është hera e parë që realizojmë diçka të tillë”,‐ ka thënë njëri nga drejtuesit e hotelit. Hani Shihada është një veteran i artit të rrugës. Ka filluar të pikturojë 25 vite më parë në rrugët e Romës, kohë në të cilën studionte art.

Advertisement