Këtë herë polemikat kanë shpërthyer pas koncertit të saj në Sidney. Në një moment të performancës ylli new yorkez është prezantuar në skenë e veshur si sirenë dhe në pamundësi për të ecur ka përdorur një karrocë invaliditeti. Reagimi i Jesse Billauer, themelues i LIFE ROLLS ON FOUNDATION, ka ftuar artisten të “reflektojë” mbi 5,6 milion amerikanë që bashkëjetojnë me paralizën. “Asnjëri prej nesh nuk e përdor karrocën për t’i bërë përshtypje të tjerëve”,- ka thënë ai. Përveç kësaj artistja është pezulluar nga You Tube pasi kish shkelur të drejtat e autorit. Këngëtarja kish vendosur në kanalin e saj zyrtar një video rreth 10 minuta me prezencën e saj në SMAP X SMAP, një program televiziv japonez, për të prezantuar BORN THIS WAY. Kompania që merret me programin në fjalë nuk e ka pëlqyer prezencën në YOU TUBE ndaj ka ndërhyrë duke denoncuar se ishin shkelur të drejtat e autorit. Të shohim nëse artistja do të gjobitet me ndonjë shumë të majmë parash për këtë episod.


