Femrat më të fuqishme të 2015 sipas Forbes: Beyoncé, Taylor Swift dhe Angelina Jolie

Forbes ka publikuar klasifikim e “100 femrave më të fuqishme në të gjithë botën”.
Në vendin e parë qëndron kancelarja gjermane Angela Merkel, ndjekur pas nga kandidatja për presidente në SHBA, Hillary Clinton.
Ndërkohë në listë shihen edhe shumë emra Hollywood-jane.
Michelle Obama ka zënë vendin e 10-të, Beyonce vendin e 21-të, ndërsa Anna Wintour të 28-tin.
Mbretëresha Elizabet II është pozicionuar në vendin e 41-të, Ellen DeGeneres është e 50-ta dhe Angelina Jolie në vendin e 54-t.
Në listë gjejmë edhe emra si Sofía Vergara e pozicionuar në vendin e 57-të, Taylor Swift e 64-ta, Diane Von Furstenberg në vendin 75 dhe Shakira në vendin e 81-të.

Advertisement