Pëson defekt avioni, bën ulje të detyruar në Rinas

Një avion i linjës ajrore Rinas-Malpensa me rreth 90 pasagjerë në bord, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza”, pas një alarmi për defekt.
Incidenti ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të marte (12:30), ndërsa mësohet se avioni i përket kompanisë italiane të fluturimit, “Blue Panorama” me kapacitet 160 pasagjerë.
Pilotët kanë bërë ulje të menjëhershme në aeroportin e Rinasit, nga ku sapo ishin nisur në drejtim të Italisë. Ka qenë një sinjal në kabinë i cili njoftonte për defekt në motor, ai që ka alarmuar pilotët.
Fluturimi në drejtim të Milanos është ndërprerë, ndërsa avioni i është nënshtruar kontrolleve teknike. Mësohet gjithashtu se pasagjerët do të nisen me një avion tjetër me destinacion Italinë.
Advertisement