Një person në Peshkopi ka rrahur bashkëshorten e tij, por më pas është rrahur nga vëllai i gruas, që e ka bërë për spital.

Policia e qytetit lindor ka bërë me dije se 33-vjeçari Liridon Fishti ka rrahur gruan e tij Sh.F., 28 vjeçe.

Advertisement

Pasi ka marrë vesh për këtë dhunë, vëllai i saj, Nezim Manuka, ka shkuar në banesën e kuantit dhe e ka rrahur keq atë, duke i shkaktuar plagë në trup.

Pas këtij konflikti, policia ka ndërhyrë për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të sherrit.

Pas këtij sherri, policia i ka arrestuar të dy kunetërit.

Bëhet me dije se Liridon Fishti është dënuar edhe më parë për dhunë në familje.