“Përulem para jush”, Elvana Gjata bën dedikimin më emocionues për fansat ndër vite

Për Elvana Gjatën u fol shumë, që nga momenti kur u mësua se ishte pjesë e konkurrentëve në Festivalin e RTSH, e deri sot, më pak se 24 orë pas publikimit zyrtar të këngës. “Me Tana” mban titullin projekti muzikor me të cilin Elvana do të përfaqësohet në një nga eventet më të përfolur të vitit, ndërsa reagimet pozitive kanë qenë të menjëhershme.

Me tekst e muzikë të shkruar nga vetë ajo, ritmi dhe energjia që përcjell kënga nuk mund të të lënë indiferent. Nisur nga përgëzimet e shumta nga fansa e kolegë, këngëtarja ka patur disa fjalë për të ndarë me ndjekësit. “Nuk mund ta mohoj që mbushem me jetë kur shoh që kënga që kam shkruar prej shpirtit për ju, po ju jep gëzim!”, ka shkruar Elvana, ndërsa ka theksuar se mbështetja që i jep publiku prej më shumë se një dekade nuk krahasohet me asnjë kupë, fitore apo festival.

Advertisement

“Përulem para jush!”, ka vijuar këngëtarja, duke ia dedikuar kështu këtë krijim fansave të saj ndër vite. Duket se emocionet që i kanë dhuruar fansat pas publikimit të “Me Tana” e kanë bërë Elvanën të ndihet fituese, ende pa nisur festivali. E sa për këtë të fundit, kujtojmeë se artistja është një kandidate e fortë për rrëmbimin e çmimit të parë.

/News31.al/