“PERSONA” i MARRACASH është albumi më i shitur në Itali për vitin 2020 (edhe pse është publikuar në 2019-ën)

Një tjetër sukses për Marracash! FIMI – Federata Italiane e Industrisë së Muzikës – publikoi shifrat e shitjeve për singëllat, albumet dhe vinylet në Itali për vitin 2020 dhe “Persona” doli të ishte disku më i shitur.

Kjo është një arritje akoma më e madhe nëse theksojmë se projekti doli një vit më parë, më 31 tetor 2019. Këtë lajm “Mbreti i repit” e komentoi kështu:

Advertisement

 

“Persona” është një nga realizimiet më personale të Marra. Kur u publikua albumi artisti u  shpreh:

Këngët përfaqësojnë një pjesë të trupit tim; ato janë bërë me mish e kocka, janë bërë me gjak. I njëjti trup i Marrës, i njëjti trup i Fabio të ndarë prej disa kohësh. Nuk është hera e parë që i shihni së bashku por është hera e parë që Marra dhe Fabio flasin me njëri-tjetrin dhe e vetmja herë që unë do të jem ai që do t’ua tregoj”.