“Përshëndetja e mbretit”, Italia nderon Ibrën, “San Siro” shpërthen në lot…

988 ndeshje si profesionit, 573 gola në të gjithë kompeticionet. Bota e futbollit përshëndet një nga futbollistët më të rëndësishëm në dy dekadat e fundit. Zlatan Ibrahimovic i jep lamtumirën futbollit të luajtur, tërhiqet dhe këtë e bën në “San Siro” përballë tifozëve kuqezi më të cilët krijojë një lidhje shumë të fortë. 163 ndeshje, 93 gola me fanellën e “djallit”. Pikërisht në sfidën e fundit të Serie A, atë kundër Verona, Ibra mbylli karrierën mes lotëve të tifozëve, por të lojtarëve:

“Ka ardhur momenti t’i them mirupafshim futbollit, por jo Milanit. Më keni mirëpritur krahëhapur gjithnjë, do të jem milanist gjatë gjithë jetës”, u shpreh fillimisht Ibra duke shtuar: “Ka qenë një karrierë e gjatë që më ka dhënë forcë, adrenalinë dhe emocione për të vijuar. Kjo ishte dita e fundit si profesionist. Dua të falënderoj Milanin dhe të gjithë ekipet e tjera me të cilat kam luajtur. Dua të falënderoj përfaqësuesen suedeze dhe njerëzit që më kanë ndihur në karrierë. Për të ardhmen nuk kam menduar, të shohim, tani vjen kapitulli i radhës në jetë”, u shpreh ndër të tjera Zlatan Ibrahimovic:

Advertisement

“Përshëndetja e mbreti”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport që i kushton faqen e parë legjendës suedeze.