Përse nuk qëndroi në Rumani? Andrew Tate: Më shumë i frikësohesha disa gangsterëve shqiptarë se sa ligjit…

Influencuesi kontrovers britanik, Andrew Tate, është akuzuar për trafikim njerëzor dhe përdhunim në Rumani.

Ai së bashku me të vëllanë, Tristan, Luana Radu dhe Georgina Naghel janë në arrest shtëpie pasi u ndaluan nga viti i kaluar.

Advertisement

Andrew Tate është shfaqur në podcast-in “Anything Goes with James English”, ku ka folur rreth akuzave e për gjithçka tjetër që është përmendur gjatë kësaj kohe. Përveçse nuk pranoi asnjë akuzë të ngritur prej tij, tregoi edhe ndjesinë që kishte pasur pak para arrestimit dhe arsyen se përse nuk kishte qëndruar në Rumani, vend që pretendon se e do shumë.

“Pse nuk qëndrove atje?”, ishte qenë pyetja që iu parashtrua nga autori i podcastit.

Tate i është përgjigjur duke i thënë se:

‘Sepse e dua Rumaninë, kam qëndruar atje për 7 vjet. 99% e rumunëve që kam takuar më kanë kërkuar falje. Njerëz që kam takuar në rrugë, efektivë policie, në gjyq. Të gjithë e kuptojnë se çfarë po ndodh. Janë njerëz të mirë. U vjen vërtet keq, është një vend i mirë i mbushur me njerëz të mirë, erdha të bëj gati valixhen dhe më kapën. E dija që po kurdisnin diçka. Isha më shumë i shqetësuar për gangsterë shqiptarë sepsa për ligjin, sepse nuk e kam thyer kurrë ligjin. Si dikush që nuk e kam thyer kurrë ligjin, nuk e kam pasur kurrë frikë’

Momenti në minutën 22:00