Përse Jay Z nuk ishte në Met Gala 2016?

Beyonce edhe një herë nuk ka zhgënjyer me look-un e saj në Met Gala 2016.
Por ajo që i habiti fansat ishte mungesa e Jay Z.
Por edhe pse mungesa e tij vjen në një kohë që po përfliten shumë përcarjet mes ciftit dhe një tradhëti e mundshme e tij, burime të afërta thonë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
“Ai ka qenë më parë i pranishëm. Nuk kishte ndonjë arsye të madhe që të shkonte sërish këtë vit”, kanë thënë burimet.
Ndërkaq, Beyonce, ashtu si edhe një vit më parë, tregoi për fansat e saj në Instagram, veshjen që do të kishte në mbrëmje, një fustan nga Riccardo Tisci nën firmën e Givenchy.

Advertisement