Përse femrat qajnë më tepër se meshkujt?

Libri në fjalë titullohet “The brain book” dhe mban autorësinë e Rita Carter, shkencëtare dhe shkrimtare mjekësore. Në libër shpegohet se ka një sërë strukturash dhe funksionesh të cilat ndryshojnë tek femrat dhe meshkujt. Truri i njeriut është i ndarë në dy hemisfera të cilat bëjnë gjëra të ndryshme. Këto dy hemisfera lidhen nga corpus callosum, nje fashë e trashë nervash që mban informacionet midis dy hemisferave. Kjo fashë nervash është pak më e trashë tek femrat, që do të thotë se ana e djathte e trurit është e lidhur më mirë me anën analitike të trurit. Sipas autores së librit, pikërisht kjo mund të jetë dhe arsyeja që femrat janë më emocionale se meshkujt e si rrjedhojë qajnë më shumë.

Advertisement