Pas një ditë të lodhshme në punë shumë njerëz mezi presin të shkojnë në shtëpi dhe të shtrihen në krevatin e tyre të dashur. Të tjerë nuk do të rezistonin aq sa të zhvisheshin dhe gjenin krevatin, por do të flinin në divanin a kolltukun e parë të shtëpisë. E nëse do ju pyesnim sa prej jush do të donin të bënin një dush para gjumit, me siguri nuk do ju pëlqente edhe aq shumë ideja. Përtej funksionit higjenik, një dush i mirë ju ndihmon të çlodheni,rrit aftësinë mbrojtëse të sistemit imunitar, ju mban të gjallë dhe aktiv, si dhe rrit kreativitetin. Studimet e fundit kanë treguar që dushi ju ndihmon gjithashtu të flini sa më mirë në mbrëmje. Sipas profesoreshë Dianna Augelli nga ”Center of Sleep Medicine” në New York, nëse laheni 90 minuta (1 orë e gjysmë) para se të shtriheni në shtrat do të mund të flini mjaftueshëm dhe qetë.dushi ju ndihmon të flini gjumë sa më rehatshëm. Duhet të laheni 90 minuta( një orë e gjysmë) para se të flini. Temperatura e trupit luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e ritmit kardiak që përcakton kur duhet të flemë apo zgjohemi. Gjatë ditës, temperatura e trupit rritet në mënyrë natyrale deri pasdite vonë, kurse në mbrëmje ajo bie. Larja herët në mbrëmje i jep trupit mundësinë që të qetësohet dhe të bëni një gjumë të rehatshëm.

Advertisement