A$AP Rocky këtë javë ka publikuar albumin e tij të ri, “At. Long. Last. A$AP”, në njërën prej këngëve të së cilit shante këngëtaren Rita Ora.
Rocky në një intervistë dhënë së fundmi është përpjekur të sqarojë të gjithë këtë ndodhi.
Rreperi ka thënë se kënga, “Better Things”, është një prej këngëve më të vjetra të albumit.
“Para disa kohësh jam futur në shumë telashe me të. Ajo më ka shkaktuar shumë vuajtje. Prandaj, asokohe për mua kështu ishte… Ndoshta duhet ta kisha fshirë emrin e saj, por atëherë ashtu ndihesha.”
Në një tjetër intervistë dhënë për BBC 1 Radio, rreperi ka sqaruar edhe më shumë detaje duke aluduar për një marrëdhënie të fshehtë që ka patur me këngëtaren.
“Po them se ndërkohë që kam qenë i lidhur, kam bërë gjëra me Rita-n që nuk duhej ti bëja dhe ajo ishte llafazane.”
“Do të them vetëm se jam futur në telashe. Nuk duhet të bëja gjëra me të, prandaj u futa në telashe. Ajo ma punoi, megjithatë në fund nuk i mbaj mëri.”