Përplasja me Noizy-n, Ledioni përgjigjet…

Konflikti mes Ledion Liços dhe reperit Noizy ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe portaleve online, pasi Ledioni thumboi këtë të fundit gjatë nisjes së eventit, ndërkohë që Noizy nuk e la me kaq duke ofenduar Liçon në një postim në Instagram. Vendimi i Noizy-t për të braktisur natën finale të “Top Awards”, u komentua nga Ledioni. “Noizy do të duhej të ishte këtu. Po ai erdhi në prova me makinën e tij “Ferrari”. Kështu është kur shet mend me “Ferrarin” e shokut”, është shprehur Ledion Liço. Nuk ka vonuar reagimi i Noizy-t, i cili i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Mbreti Xhunglës ecën vetë. Fuck your Awards Ledion Liço! Shko bjeri bythës por bjeri Haptas mos mbaj Të dashur Sa për mos me të dal nami. Kollovar jeto me lekët e të dashurës bitch boy & Ty s’ta bleu mami as Babi, ta bleu e dashura”, ka shkruar ai. Por duke qenë se Ledioni nuk ka reaguar ndaj këtyre ofendimeve, ka qenë Blitz.al, që i ka marrë atij një koment. Liço u përgjigj: “Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë në faqet e tyre në Instagram apo Facebook…”. Ndërkohë, pyetjes së Blitz.al se pse mund të ketë reaguar Noizy në këtë mënyrë, Ledioni iu përgjigj: “Varet se si është ndierë në atë moment, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie personale me artistët, i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë…”.

Advertisement