Për shkak të përmbytjeve në nënstacionin Elektrik të Kasharit, stacionet e pompimit të Bërxullit, CocaCola dhe Laknas janë përkohësisht jashtë funksionit për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Gjithashtu po nga reshjet e dendura është shkaktuar turbullirë në liqenin e Bovillës, për pasojë impianti i përpunimit të ujit të Bovillës momentalisht nuk është në funksion. Në zonat e mëposhtme do të ketë kufizime të furnizimit me ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe përmirësimit të situatës: Kinostudio, Xhamlliku, Allias, Pazari i Ri, Rr. “5 Maji”, Laprakë, Rr. E “Kavajës”, Rr. E “Durrësit”, zona e “Vasil Shanto” dhe Yzberisht.
Ujësjellës Kanalizime Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të përdorin me kujdes dhe të kursejnë ujin deri në kapërcimin e situatës emergjente të shkaktuar nga kushtet atmosferike.