Vajza nuk ka pranuar ndaj situata është vënë nën kontroll me ndërhyrjen e disa rojeve të tjerë e më pas me mbërritjen e një polici. Sherifi i Los Anxhelosit tha se e arrestuara quhej Miranda Tozier-Robbins dhe kishte me vete një kamera. Mbi të rëndon akuza e hyrjes pa leje në pronë private dhe ajo e kundërshtimit të forcave të rendit. Vajza është liruar me kusht, pasi ka paguar 5 mijë dollarë dhe do të dalë para gjykatës me 16 qershor. Nuk dihet nëse Spears ndodhej në shtëpi në momentin e arrestimit të 26-vjeçares.