Dj Skrillex ka konfirmuar se ka bashkëpunuar me reperin nga Atlanta dhe beson se singëlli i parë i albumit të tij do të jetë pikërisht ky bashkëpunim i tyre artistik. Skrillez ka rrëfyer për Daily Beats: “Kam realizuar materiale me Kanye West, e me sa di bëhet fjalë për singëllin e parë të albumit të tij të ri”. Se për cilin disk të ri bëhet fjalë nuk dihet ende, por mund të jetë “Cruel Summer” një publikim i ri i G.O.O.D. Music (label i Z. West) qe mendohet të dalë në fillim të muajit shtator, një bashkëpunim me producentin No I.D. Megjithatë ky i fundit ka deklaruar: “Nuk jam duke bashkëpunuar për “Cruel Summer”, por për albumin e Kanye-t. E dini se ç’të prisni nga familja. Nuk ka gabuar kurrë e nuk do të gabojë as këtë herë. Do të jetë gjithçka që prisni e që s’prisni në të njëjtën kohë”. Të shohim nëse do të zbulohet diçka më tepër për këtë bashkëpunim më 6 Shtator kur të transmetohen dhe MTV Video Music Awards, ku edhe Kanye edhe Skrillex janë të nominuar për çmim.