Ky event do të mbahet më 13 shkurt në Staples Center të Los Angeles. Performanca e Znj. Germanotta u konfirmua së pari nga koreografi i saj Laurieann Gibson e më pas nga vetë këngëtarja. Lady Gaga është e kandiduar në 4 kategori të Grammy-t, përkatësisht në: Album of the Year për “The Fame Monster”, Best Female Pop Vocal Performance me “Bad Romance”, Best Pop Collaboration With Vocals me “Telephone” (feat. Beyoncé), Best Pop Vocal Album me “The Fame Monster”. Janë konfirmuar gjithashtu edhe performancat e Arcade Fire dhe Eminem. Ky i fundit është artisti me më tepër kandidatura (në 10 kategori). Përsa i përket një performance të mundshme të Britney Spears, shumë e përfolur këto ditë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar e të sigurt.


