Ditën e djeshme, veprimi i Rita Orës gjatë koncertit të fundit në Hungari, ku hodhi në krah flamurin serb, bëri xhiron e mediave vendase e jo vetëm.
I menjëhershëm ishte reagimi i përdoruesve të rrjeteve sociale të cilët shpërthyen në kritika. Pas kësaj, vetë Rita reagoi duke shprehur se flamurin ia kishte dhënë një fans dhe nuk e kishte ditur se cilit shtet i përkiste. Ajo shtoi se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mos respektimi ndaj popullit tonë.
E duket se jo vetëm publiku, por edhe familja e artistes është shqetësuar për këtë ngjarje dhe se ka pritur aspak mirë. Pasi ujërat janë qetësuar pak, diçka për të thënë për këtë ngjarje ka edhe Vera Ora, e ëma e këngëtares shqiptare. Ajo tregon se i ka bërtitur Ritës, por i kërkon edhe falje.
“Më fal, të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoze. Mos u trullo”-shkruan ajo duke etiketuar Ritën në Instagram.