Performanca e fundit e Elton John në “Glastonbury”!

Elton John performoi për herë të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, në Festivalin e Muzikës Glastonbury 2023, si pjesë e turneut të tij “Farewell Yellow Brick Road”.

Seti prej 20 këngësh përfshinte ato më të popullarizuarat. Për të hapur shfaqjen, John performoi “Pinball Wizard” për herë të parë që nga viti 2009. Nga atje, ai argëtoi fansat me interpretimet e “The Bitch Is Back”, “Bennie and the Jets”, “Goodbye Yellow Brick Road” dhe shumë hite të tjera.

Advertisement

Të ftuar të tjerë në këtë koncert ishin edhe The Killers’ Brandon Flowers, i cili iu bashkua John për “Tiny Dancer” dhe Rina Sawayama, e cila u bashkua për një duet të këngës “Don’t Go Breaking My Heart”.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e këngëtares me fame botërore Dua Lipa. Një moment tjetër i mrekullueshëm ishte gjatë performancës së “Don’t Let the Sun Go Down on Me”, të cilin John ia kushtoi George Michael në ditëlindjen e tij të 60-të.

Momenti kyç që përmbylli koncertin ishte fjala e Elton John-it për karrierën e tij, teksa tha “Nuk ka asnjë mënyrë më të përshtatshme për t’u thënë lamtumirë fansave britanikë”. Turneu i radhës është vendosur të mbahet në Stokholm më 8 Korrik.