Beyonce dhe SZA triumfojnë në “Bet Awards” 2023!

SZA dhe Bijonse janë fitueset kryesore në Bet Auards 2023, zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Microsoft Theatre në Los Angeles.

Dy yjet e R&B dhe hip hopit morën sëbashku trofeun e albumit të vitit, përkatësisë për Es O Es të Sizas dhe Renasëns të Bijonsesë.

Advertisement

Chris Braun dhe Asher u nderuan me çmimin e Artistit më të mirë Mashkull R&B/Pop. Në zhanrin e filmit, Disney/Marvel’s Black Panther: Uakanda Forever fitoi filmin më të mirë.

Ai që mori një sërë çmimesh ishte reperi Drake, pasi ai dhe reperja GloRilla morën më shumë nominime me nga 7 secili. Një nga momentet kyce të ceremonisë ishte ribashkimi i Offset dhe Quavo për t’i bërë homazhe anëtarit të ndjerë të Migos, Takeoff. Ngjarja e këtij viti festoi 50 vjetorin e Hip Hop-it, me Busta Rhymes që mori çmimin për arritje në karrierë.