Një person është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 9 vjet burg pasi ka përdhunuar nusen e djalit të bashkëjetueses së tij.

56-vjeçari Sh.Zarka është dënuar pasi u arrestua në korrik të këtij viti pas kallëzimit të shtetases Xh.Kovaçi, sipas së cilës ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të,- shkruan gazeta “Shekulli”.

Advertisement

“Vjehrra bashkëjeton me Sh. Zarkën, i cili është me banim në Valias. Më datë 03.06.2016, unë së bashku me kunatën time, E. K; me vete kisha vetëm djalin tim M. K., kemi shkuar te vjehrra jonë, L. Kovaçi. Ajo bashkëjeton me Zarkën. Na kishte ftuar për drekë. Kemi shkuar në banesën e tij dhe jemi ulur për të ngrënë drekë. Pasi kemi mbaruar drekën, jemi ulur për të pushuar. Unë, djali dhe kunata kemi shkuar në një dhomë gjumi për të fjetur”, – ka treguar e dhunuara para gjykatës.

Përdhunimi

“Pas pesë minutash, pasi ne ishim futur në dhomë, ka hyrë Sh. Zarka, i cili mbante në dorë dy gota me birrë, që të pinim edhe ne. Ne i thamë se nuk na pihej më dhe u ulëm për të pushuar. Ai na tha se duhej të pinim gotat e birrës dhe kur e kundërshtuam ai m’i hodhi gotat në kokë.

Njërën e gjuajti në drejtimin tim dhe pasi iu shmanga, gota u përplas në mur dhe u thye mbi dysheme. Kurse me gotën e dytë më goditi në kokë, në anën e majtë të saj, mbi vesh. Në këtë moment më kapi nga flokët duke më ulur në dysheme dhe filloi të më gjuajë me grushte dhe me shkelma në të gjithë trupin.

Në këtë moment kunata e frikësuar mori djalin dhe u largua nga banesa. Ndërkohë, ai hyri në dhomë, mbylli derën, nën kërcënimin e një thike më zhveshi dhe krye marrëdhënie seksuale me dhunë me mua. Pasi mbaroi punë, më tha të rrija shtrirë përpara tij derisa të thoshte ai që të çohesha.

Me pas, siç isha e zhveshur më tha të ngrihesha në këmbë, të rrotullohesha rreth tij që të më shihte. Ashtu bëra. Vazhdonte të më kërcënonte me thikë në dorë, ndërsa thoshte se do të dilja nga dhoma kur të më thoshte ai, pasi nuk e kishte mbaruar qejfin akoma”, – ka treguar Xh.Kovaçi.

“Në këtë moment thirri vjehrrën time. Kur u fut ajo, të dy ishim të zhveshur. Ai i tha: “Shiko nusen e djalit se çfarë po i bëj”.

Vjehrra nisi ta merrte me të mira duke i thënë: “Hajde merru me mua dhe lëre nusen”. Sh. Zarka i tha vjehrrës t’i bënte një kafe dhe më pas, duke më kërcënuar, filloi të më dhunojë seksualisht përsëri. Pasi mbaroi punë, më tha: “Çohu, vishu dhe dil jashtë”. Abuzoi me mua dy herë, njëra pas tjetrës”.

Ndërkohë, nga ana e organit të akuzës është bërë ekspertimi mjekoligjor, i cili arrin në përfundimin që Xh. Kovaçi është e defloruar e vjetër. Tek ajo, pavarësisht se janë konstatuar dëmtime të jashtme trupore nuk mund të justifikojnë faktin se këto dëmtime i ka shkaktuar i pandehuri dhe bien poshtë edhe me dëshminë e shtetases Liljana Kovaçi.  Marrë nga Shekulli.com