Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të zhvilluara ditën e djeshme, shqiptarët e Maqedonisë kanë dalë të dërrmuar.
Kjo për faktin se të gjitha partitë shqiptare kanë humbur mijëra vota, sipas agjencisë INA.
Në zgjedhjet e vitit 2014, vetëm BDI-ja kishte 150 mijë vota, ndërkaq PDSH-ja mbi 60 mijë vota dhe një numër të konsiderueshëm të votave parti të tjera më të vogla.
Nga 64.81% të kutive të numëruara, BDI ka marrë 45025 vota, Rilindje me Besë 27131 vota, Aleanca për Shqiptarët 17283 dhe PDSH 15862 vota. Në bazë të këtyre rezultateve shqiptarët do të kenë rreth 17 apo 18 mandate apo rreth 100 mijë vota më pak.
Kjo është një katastrofë për komunitetin shqiptar në Maqedoni dhe reflekton qartë mungesën e besimit të vetë shqiptarëve te partitë që supozohet se mbrojnë interesat e tyre.