Emisioni i të martës “Big Brother VIP” ishte më i bujshmi i këtij edicioni, pas çështjes “Luiz Ejlli”.
Konkurrenti u kthye në personazhin më të komentuar nga publiku, më të kritikuar e më të dashur gjithashtu. Njerëzit u ndanë në dy pjesë: Ata që e besojnë Luizin dhe ata që besojnë produksionin.
Megjithëse “Top Channel” nuk mori parasysh votat reale të publikut duke e nxjerrë Luizin në nominim si një prej banorëve më pak të preferuar, rrjetet sociale kanë treguar të kundërtën. Luizi është personi më i dashur momentalisht për një pjesë të mirë të ndjekësve të emisionit dhe po gjen mbështetje të madhe prej tyre.
Jo vetëm me drona që i kanë futur vazhdimisht brenda shtëpisë (megjithëse produksioni ka tentuar të mos i lejojë t’i shohin), por edhe Instagrami i Luizit tregon mbështetjen e tyre të madhe.
Për tre ditë ndodhi çudia! Luiz Ejlli numëron momentalisht 125 mijë ndjekës në Instagram, në adresën që u hap në nisje të këtij formati.
Kjo është mënyra si fansat i kanë shprehur mbështetjen e tyre, duke i besuar pavarësisht “gjyqit” të produksionit. Ata besojnë se Luizi ka vërtetë një sëmundje, por për shkak të kontratës së firmosur, e mohon për të mos njollosur emisionin.