Home Kinema Për të gjithë të fiksuarit pas “Stranger Things”, kemi një lajm të keq për ju

Për të gjithë të fiksuarit pas “Stranger Things”, kemi një lajm të keq për ju

0
Për të gjithë të fiksuarit pas “Stranger Things”, kemi një lajm të keq për ju

Mezi po prisni sezonin e 3-të?!

Na vjen keq t’ju themi, por duhet të prisni pak (ose shumë). Në një intervistë për Variety, David Harbour (Jim Hopper) ka konfirmuar se sezoni i tretë do të transmetohet jo vitin tjetër, por në 2019-ën. Kjo sepse vëllezërit Duffer janë ende duke shkruar skenarin dhe nuk kanë për të nisur xhirimet deri në muajin Prill.

Sigurisht që seriali ishte një sukses i vërtetë për Netflix, por nuk është i vetmi që do të transmetohet pas një viti. Ju kujtojmë që dhe “Game Of Thrones” pritet të shfaqet në 2019-ën. Sido që të jetë, ne nuk mund të presim kaq gjatë!