Për herë të parë, tre artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në “MTV Europe Music Awards”

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 01: In this image released on November 08, A MTV award is on display ahead of the MTV EMA's 2020 on November 01, 2020 in London, England. The MTV EMA's aired on November 08, 2020. (Photo by Tim P. Whitby/Getty Images for MTV)

Të dielën do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, MTV Europe Music Awards 2022. Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë prezantues të eventit ndërsa dy artistet e tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë hitet e tyre më të fundit.

Bebe dhe Ava janë nominuar gjithashtu edhe për çmimin “bashkëpunimi më i mirë”. Në garën për të marrë këtë çmim iu bashkohet edhe ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”.

Advertisement

Sa i përket Avës, nominohet për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto” ndërsa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion. Kjo është hera e parë që tre shqiptare garojnë për të njëjtin çmim. Të nominuar për këtë çmim janë dhe Post Malone me Doja Cat, Bad Bunny etj.