Beyonce mund të jetë një divë, por kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintor, nuk ka lëshuar ndonjëherë pe kur bëhej fjalë për revistën e saj. Megjithatë gjërat kanë ndryshuar.
Pas 30 vitesh karrierë në një nga revistat më prestigjoze të modës, për Wintour, ky do të jetë viti i fundit në pozicionin si kryeredaktore. Ashtu siç solli një frymë të re tek Vogue, ashtu dhe do të largohet, duke vendosur të bëjë diçka jashtë kornizave të saj.
Beyonce do të jetë në kopertinën e Vogue të muajit shtator (muaji më i rëndësishëm i revistës) dhe ajo do të marrë nën kontroll gjithë organizimin për setin fotografik, veshjet, etj.
Për herë të parë në historinë 126-vjeçare të publikimit, fotografi do jetë një djalë me ngjyrë. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Tyler Mitchel, i cili do të fotografojë divën e muzikës duke bërë historinë e tij. E zgjodhi Beyonce vetë, kështu që kushedi sa i talentuar do të jetë…