Pëlqen Evanascence? Bëj durim!

Liderja e grupit Amy Lee ka konfirmuar se albumi i ri nuk do të dalë më në vjeshtë siç ishte parashikuar e bërë publike. Publikimi i diskut të tretë të grupit amerikan është shtyrë pasi artistët kanë dashur të marrin kohën e duhur për të realizuar “albumin më të mirë të karrierës së tyre”. “Morrëm pak kohë shkëputje, jashtë nga studioja që të merrnim pak ajër e të krijojmë atmosferën e duhur krijuese. Do të rikthehemi në studio për të regjistruar sa më parë të jetë e mundur”,- ka shpeguar Amy Lee.

Advertisement