Mes Pedro Almodovar dhe Festivalit të Kanës është një lidhje shumë e fortë. Për këtë në prag të edicionit të 70 -të (17-18 maj), regjisori ikonë e kinemasë spanjolle, është thirrur në rolin e presidentit të jurisë.

Më parë, pesë filma të tij kanë qenë në konkurs “Gjithçka mbi nënën time”, “Volver”, “Përqafimet e copëtuara”, “Lëkura ku jetoj”, ndërsa “Edukimi i keq”, ishte filmi hapës në 2004.

Advertisement

Almodovar ka bërë pjesë në jurinë e konkursit në 1992, të drejtuar nga Gerard Depardieu. “Jam i lumtur të festoj 70 vjetorin e Kanës duke patur një rol shumë të privilegjuar”, deklaroi ai. “I jam mirënjohës festivalit, i nderuar për të marrë detyrën dhe ndiej që tani një lloj ankthi. Të kryesosh jurinë eshtë një përgjegjësi e madhe dhe uroj të jem në lartësinë e duhur. Mundem vetëm t’iu siguroj se do t’i dedikoj shpirtin dhe trupin impenjimit tim që përfaqëson edhe një kënaqësi dhe në të njëjtën kohë një privilegj.

“Për 70 vjetorin e saj Kana është e lumtur të mirëpresë një artist unik që gëzon një popullaritet të gjerë. Vepra e tij i përket historisë së kinemasë përgjithmonë. Një besnikëri e gjatë e lidh Pedron me festivalin. Nëpërmjet pranisë së këtij të apasionuari pas filmit, që kurrë nuk pushon për të festuar magjinë e kinemasë dhe të rikujtojë mjeshtrat si Sirk, Franju, Hitchcock dhe Buñuel, Kana feston një autor të madh ndërkombëtar dhe një Spanjë moderne dhe të lirë”, kanë thënë Pierre Lescure, kryetar i Festivalit dhe delegati i përgjithshëm