PDIU shpall kandidaturat për zgjedhjet lokale në 3 bashki

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet prezantoi kandidatët për kryetar të disa bashkive në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU, Vjollca Braho, gjatë një konference për shtyp nga selia e PDIU-së, prezantoi si kandidat të kësaj partie, për Bashkinë e Konispolit, Mimoza Arapin, për Bashkinë e Rrogozhinës, Beqir Nuresinin ndërsa për Bashkinë e Peqinit, Sajmir Hasallën.
“Jemi të bindur se kandiatët e PDIU-së do të fitojnë zgjedhjet vendore në këto tre bashki”, u shpreh Braho. Ndërsa theksoi se palët ishin në negociata për bashkinë e Patosit.

Advertisement