Gisele Bundchen, për herë të fundit në pasarelë

Gisele Bundchen ka ecur për herë të fundit në një pasarelë duke përmbyllur kështu karrierën e saj. Supermodelja ka shkëlqyer nga koka tek këmbët teksa ka dhënë lamtumirën nga pasarela e bardhë e Colcci në Javën e Modës në Sao Paulo.
Bundchen, e cila njoftoi para një muaji se do të ndërpriste karrierën, u shfaq me tre veshje: një fustan të shkurtër të bardhë, një fustan portokalli me vija dhe një kanatjere me xhinse.
Në mbylljen e sfilatës së miqve të saj, supermodeles nuk i është larguar buzëqeshja teksa dukej mirënjohëse ndaj të gjithë fansave të saj sidomos atij që mban numrin 1, bashkëshortit Tom Brady.
“Trupi im më tregon nëse duhet të bëj dicka, dhe në këtë rast trupi im më tha se duhet ta lë me kaq”, ka thënë Bundchen për gazetën Folha de Sao Paulo, duke theksuar se do të vijojë të modelojë për reklama të ndryshme.

Advertisement