PD refuzon formulën e SHBA, Lu: Të zhgënjyer nga Basha

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donbald Lu ka reaguar menjëherë pas propozimit të ri të PD-së ku ka thënë se është i zhgënjyer me kreun e PD-së Lulzim Basha. Nga ana tjetër, ai shton se, është duke u punuar që dy palët të shkojnë drejt propozimit hibrid të diskutuar edhe nga Nuland.
“Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e Z. Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi. Propozuam një zgjidhje në mirëbesim – gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita. Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar nga Ndihmës-Sekretarja Nuland të dielën”, shprehet ambasadori Lu.
Advertisement