Partia Demokratike, përmes sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka dhënë pa garë dhe pa transparencë projektin më të rëndësishëm energjetik në Shqipëri, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një kompanie turke, “Suzer & Nurol Group”.
“Siç bën gjithmonë kur do të fshihet dhe është në siklet, kryeministri reagoi duke akuzuar opozitën, por sërish pa i dhënë asnjë llogari dhe asnjë përgjigje qytetarëve shqiptarë. Por, para disa javësh, i gjendur nën presion, ministri i tij Ahmetaj pohoi vetë se Skavica i është dhënë një kompanie turke. Sot, pyesim kryeministrin Rama se çfarë gare zhvilloi për projektin më të rëndësishëm energjitik të shqiptarëve? Skavica ka përfunduar si gjithë të tjerat dhe siç ne paralajmëruam pa garë e transparencë, ashtu siç Rama u ka dhënë miqve të vetë koncensionet në shëndetësi, ashtu siç jep tenderat dhe u hap traun e doganës, ashtu siç negocioi fshehtas vjedhjen e shekullit, aferën CEZ, ku iu mori shqiptarëve 600 milionë euro nga xhepat dhe taksat e tyre”, tha Duma.
“Kjo është skema e Edi Ramës në ndarjen e parave dhe copëtimin e pasurisë të shqiptarëve”, shtoi ajo.