Kryesia e grupit të Partisë Demokratike, ka vendosur t’i japë fund bojkotit parlamentar. Thënë këtë, ata kanë lajmëruar që duke nisur nga e hëna të gjithë përfaqësuesit e PD do të jenë të pranishëm në seancat plenare si dhe në tryezat e diskutimeve në komisionet parlamentare.
Nuk dihet ende se çfarë është bërë shkak për këtë vendim të Partisë Demokratike për të përfunduar bojkotimin por ajo çka dihet me siguri është se në seancat e ardhshme PD do të jetë e pranishme në vendimmarrjet e Kuvendit të Shqipërisë.