PD kundër kryebashkiakut të Divjakës: Tutor prostitutash në Itali

Përfaqësues të Partisë Demokratike së bashku me qytetarë kanë protestuar ditën e sotme përpara zyrave të Bashkisë së Divjakës ku kanë kërkuar nisjen e hetimit pas akuzave të ngritura ndaj kryebashkiakut Fredi Kokoneshi për shfrytëzim prostitucioni, të cilat ai nuk i ka bërë publike në formularin e dekriminalizimit. Sekretari i Aksionit Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, bashkë me eksponentë të tjerë të opozitës kërkuan që krytari i Bashkisë të mbajë përgjegjësi për akuzat. “Sot, ish-drejtuesi i Partisë Socialiste të zonës dhe miku i ngushtë i kryebashkiakut të Divjakës e ka akuzuar Fredi Kokoneshin si një person që në vitet 95-96 ka trafikuar dhe ka bërë tutorin për vajza në rrugët e Italisë. Në vetëdeklarimin e tij, Kokoneshi nuk e ka përmendur këtë dhe ne sot i bëjmë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet dhe t’i ndërpritet menjëherë mandati kryebashkiakut të Divjakës për deklarimin të rremë sipas ligjit të dekriminalizimit.”, u shpreh ndër të tjera Salianji.

Advertisement