Kohët e fundit në media u përfol shumë për konfliktin midis këngëtares Tuna dhe kunatit të saj, Robert Berisha.
Ky i fundit pranoi hapur se me Tunën nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje. Ai tha se stili i saj i jetës nuk përshtat me të dhe familjen e tij, kështu që gjërat do të qëndrojnë siç janë.
Megjithatë për vëllain e tij, Patrisin dhe Tian-in e vogël, bashkëshorti i Nora Istrefit, është shprehur se jep dhe jetën.
Që marrëdhënia e tyre është mjaft e mirë, këtë Roberti na e vërtetoi përmes videos që kishte postuar me nipin e tij. Ai është duke filmuar Tian i cili kërkon të marrë diçka në një supermarket.
Kjo tregon se Tuna nuk e pengon të birin ta takojë xhaxhain e tij, pavarësisht konfliktit midis tyre.